Durrës, punime mirëmbajtëse në Amfiteatër për sezonin turistik

54

Pastrimi i mureve rrethuese dhe Amfiteatrit nga vegjetacioni janë angazhime parësore të DRKK Durrës gjatë të kësaj periudhe.

Punonjësit janë përfshirë në aksionin kundër vegjetacionit, për t’u dhënë monumenteve tona më të rëndësishme paraqitjen e denjë në pritje të turistëve dhe vizitorëve të shumtë.

Dëmtimet e bëra në monumente nga qytetarë të papërgjegjshëm, jo vetëm cënojnë imazhin e qytetit por kërkojnë shpenzim të tepërt të kohës dhe burimeve, për ti zhdëmtuar, burime që mund të përdoren për mirëmbajtjen dhe konservimin e monumenteve, kësaj kurore të çmuar të Durrësit.

Detyra e qytetarëve është të kujdesen dhe të vëzhgojnë monumentet për të mbrojtur nga keqbërësit pasurinë e paçmuar që kemi trashëguar nga të parët tanë.