Teknologjia e fundit, ja vendi i pare në botë me 5G!

80

Koreja e Jugut është vendi i parë në botë që lançoi shërbimet komerciale 5G. Lançimi u bë të premten e kaluar me ndihmën e telefonit të ri Samsung Galaxy S10 5G.

Koreja e Jugut është një prej vendeve me penetrimin më të lartë të smartfonëve dhe konkurron me Kinën, SHBA-në dhe Japoninë në garën e 5G-së.

Vendi shpreson se teknologjia e re do të nxisë rritje ekonomike e cila është ngadalësuar në gjashtë vitet e fundit.

5G-ja pritet të ndryshojë shumë industri falë shpejtësisë dhe cilësisë së internetit që sjell. Teknologjia ofron 20 herë internet më të shpejtë sesa 4G LTE.

Në disa raste mund të ofrojë shpejtësi deri në 100 herë më të larta.