Durrësi, i preferuari i turistëve vendas dhe të huaj për fundjavën

22

Fundjavat në bregdetin e Durrësit janë gjallëruar dukshëm në javët e fundit. Strukturat akomoduese raportojnë për rritje të frekuentimit ku përgjithësisht 90% e turistëve janë shqiptarë të Kosovës, raporton Monitor.

Përfaqësues të strukturave akomoduese në zonën e Golemit dhe Malit të Robit pohojnë se ky vit ka nisur mirë.

Shqiptarët e Kosovës, të cilët mbajtën peshën kryesore të turizmit në dy vitet e pandemisë, janë rikthyer edhe këtë vit, duke rritur frekuentimin sidomos në fundjavë.

Paketat që parapëlqehen janë ato me fjetje, mëngjes dhe darkë, duke lënë të lirë ditën për shëtitje me destinacion kryesor Tiranën.

Rritja e këtij frekuentimi që në muajt e dimrit shihet si një ogur i mirë për gjithë vitin 2022 në aspektin turistik kur pritet të rikthehen edhe tregje që munguan gjatë pandemisë.