FOTO/ Drejt përfundimit rehabilitimi i lulishtes qendrore të qytetit të Elbasanit

29

Po shkon drejt përfundimit rehabilitimi i lulishtes qendrore të qytetit të Elbasanit. Ky projekt po zhvillohet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, pozicionuar pranë teatrit “Skampa”.

Aktualisht punimet janë përqendruar në:

-testimin e pompave të qarkullimit të ujit të shatërvanit
-testimin e tubacioneve të vaditjes
-vendosjen e ndriçuesve
-vendosjen e stolave të gurit dhe stolave metalike

Ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të rrisë cilësinë e ambientëve të hapura publike dhe të ofrojë një hapësirë dinamike për ushtrimin e aktiviteteve artistiko-kulturore, në shërbim të qytetit.