e-Albania lehtëson procedurat për përfitimin e pensionit të invaliditetit, ja si veprohet

87

Një nga 1212 shërbimet publike online në e-Albania ka lehtësuar procedurat për përfitimin e pensionit të invaliditetit për personat e paaftë për punë, duke i njohur në kohë reale me pagesën, sipas kategorisë përkatëse.

Në e-Albania ofrohet një procedurë e thjeshtuar për personat e paaftë për punë sipas 3 kategorive, që janë përcaktuese edhe për pagesën që merr secila kategori: Invaliditet i pjesshëm, invaliditet i plotë, invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

Për të aplikuar në e-Albania identifikohu si qytetar, zgjidh shërbimin “Aplikim për pension invaliditeti (KMCAP)”, plotëso formularin duke ngarkuar edhe dokumentet e kërkuara.

Dokumentet origjinale bashkëlidhur numrin e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgohen dhe me postë në DRSSH-në përkatëse.