E-kioskë, ja lista e shërbimeve që mund të merrni

162

Falë mundësisë që ofron shërbimi e-kioskë, qytetarët e Tiranës, përfshi edhe ata të zonave rurale, nuk duhet të presin më në radhë apo të marrin rrugë të gjata për të marrë një dokument. Ky shërbim tashmë është shtrirë në 10 njësi administrative, ndërsa po punohet që të vendoset edhe në njësitë e tjera.

E-kioskë funksionon si një bankomat dhe ofron shërbin 24/24.

Qytetari mund ta përdorë shërbimin e-kioskë duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas ai zgjedh shërbimin që kërkon dhe e-kioska printon dokumentin. Në funksion të informimit të qytetarëve mbi informacionet/shërbimet që ofron sistemi e-kioskë është krijuar gjithashtu faqja web, e cila mund të aksesohet përmes adresës: https://ekioska.al/.

Shërbimet  që ofrohen  janë:

  1. Leje për zënie hapësire publike për Hapësira Reklamuese (City Lights).
  2. Leje për zënie hapësire publike për ekspozimin e mallrave jashtë njësisë së tregtimit.
  3. Leje për zhvillim aktiviteti promovues, artistik, kulturor, manifestimi politik etj.
  4. Leje për zhvillim panairi në hapësirat publike.
  5. Leje për zënie hapësire publike nga aktivitetet restorative dhe/ose rekreative.
  6. Leje për zhvillimin e aktiviteteve ambulatore në hapësirat publike, tregjet.
  7. Hyrje-Dalje për mjetet e subjekteve që kryejnë aktivitete tregtare.
  8. Informacion mbi fazën e parë të aplikimit.
  9. Formulari i Strehimit.
  10. Njoftimi publik, Të ardhurat minimum dhe maksimum të përtuesve potencial.
  11. Informacion mbi fazën e dytë të aplikimit.
  12. Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit.
  13. Licencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Parë, Fizik.
  14. Licencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Dytë, Fizik.
  15. Licencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Parë, Juridik.
  16. Licencë për transport të udhëtarëve me taksi 4+1 Dhe 8+1, Faza e Dytë, Juridik.
  17. Ndryshimin e automjetit taksi, Faza e Parë, Fizik/Juridik.
  18. Për ndryshimin e automjetit taksi, Faza e Dytë, Fizik/Juridik.
  19. Licencë për shërbime të rregullta të specializuara.
  20. Përzgjidhni një prej tyre dhe shkarkoni formularin e aplikimit.
  21. Për autorizim qarkullimi brenda unazës së qytetit.
  22. Pajisjen me autorizim për parkim në vendet e rezervuara për invalid.
  23. Pajisjen me autorizim për parkim nga invalidët në parkimet publike.
  24. Rinovimi i licencës për transportin e udhëtarëve me taksi 4+1 dhe 8+1, Fizik/Juridik.
  25. Ndryshimin e mjetit të certikuar me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik.
  26. Ndryshimin e mjetit të certikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Juridik.
  27. Rinovimi i liçencës për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik.
  28. Rinovimi i liçencës për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Fizik/Juridik.
  29. Shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik.
  30. Shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Juridik.
  31. Pajisjen me/Rinovim certikate për transport mallrash brenda vendit për llogari të vet, Juridik.
  32. Pajisjen me licencë për agjenci transporti të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi zik, Juridik.
  33. Pajisjen me licencë/certikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik.
  34. Pajisen me licencë/certikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Fizik/Juridik.
  35. Pajisjen me dublikatë liçencë/ çertikatë/leje/autorizim, Fizik/Juridik.
  36. Certikatë për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit.
  37. Pajisjen me licensë për agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve – Rinovim.
  38. Pajisjen me licencë për agjenci të transportit të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi – Rinovim, Fizik/Juridik.
  39. Pajisjen me/rinovim licence dhe certikatë për transport malli për të tretë dhe me qera brenda vendit, Fizik/Juridik.
  40. Pajisjen me liçencë për agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve.
  41. Pajisjen me liçencë/çertikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Faza e Dytë, Juridik.
  42. Pajisjen me liçencë/çertikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Faza e Dytë, Juridik.
  43. Formulari Tip i autodeklarimit.
  44. Për ndryshim mjeti të çertikikuar për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit.
  45. Per ndryshimin e mjetit të çertikuar, me një mjet të ri, ose shtimin e mjeteve për transport të mallrave për të tretë dhe me qira brenda vendit, Fizik/Juridik.
  46. Për ndryshimin e mjetit të çertikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik.
  47. Të gjithë subjektet, prej këtu mund të pajisen me vërtetimin e detyrimeve te prapambetura, dokument ky që lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshmë e Tarifave dhe Taksave Vendore.