Investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit janë shtuar deri në fund të këtij viti me një fond prej 2 milionë dollarë, me qëllim zgjerimin e sipërfaqeve të tokave bujqësore të ujitshme.
Bujqësia, sektori me kontributin më të madh në GDP, me rreth 20%, për vetë specifikat dhe kushtet që kërkon për t’u zhvilluar më tej, është përfshirë në axhendën prioritare të qeverisë që me anë të shtesës së fondeve synon shtrirjen e ujitjes dhe kullimit të tokave.
Ministria e Bujqësisë ka parashikuar rritjen e shpenzimeve kapitale në përmirësimin e infrastrukturave të kullimit e ujitjes, si sektor prioritar në rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e bujqësisë në tërësi.