Edhe Euronews e konsideron Ksamilin si Maldivet e Evropës

6
Plazhet e kristalta të Ksamilit, të cilat Euronews i cilëson si “Maldivet e Europës”, kanë filluar të presin turistët e parë të huaj. Tabloidët britanikë kanë ndikuar në shtimin e vizitorëve nga Britania, përfshirë një çift nga Skocia që tashmë planifikon të rikthehet në verë.
 
Operatorët turistikë theksojnë se këtë periudhë dominojnë turistët britanikë, francezë dhe gjermanë, ndërsa fluksi më i madh pritet nga qershori. Sipas tyre, sezoni ka nisur herët, por kushtet atmosferike kanë qenë sfidë. Ksamil mbetet një nga destinacionet më të preferuara për të rinjtë europianë që vizitojnë Shqipërinë.
Referenca: ata.gov.al