Punësohen 400 veterinerë, matrikullimi dhe vaksinimi i blegtorisë bëhet falas për të gjitha fermat

38

Reforma në shërbimin veterinar shqiptar synon forcimin e kontrollit dhe garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendet për sektorin blegtoral.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se në kuadër të sigurisë ushqimore garanton matrikullimin dhe vaksinimin falas të të gjitha kafshëve bujqësore, në shkallë vendi, duke ulur kështu në 0 koston e fermerëve në fermat blegtorale dhe siguruar mish dhe qumësht konform standardeve ushqimore.

Në funksion të rritjes së shërbimit veterinar sipas standardeve më të mira, muajin tjetër (janar 2021) nisë punësimi i 400 veterinerëve të rinj me shtrirje në të gjithë vendin, me qëllim forcimin e kontrollit në fermat blegtorale.

Gjithashtu gjatë vitit 2021, me mbështet e buxhetit të shtuar financiar synohet të forcohen kapacitetet inspektuese, falë investimeve të qeverisë me flotën përkatëse dhe akredimin e laboratorëve të kontrollit që parashikohet të rrisin me 20 % numrin e analizave duke e rritur në 60 mijë numrin e analizave në laboratorët rajonalë të sigurisë ushqimore.