Efektet pozitive të përqafimit tek fëmijët

465

Koha e kaluar me familjen dhe me fëmijët jo vetëm që forcon lidhjet, por është gjithashtu në gjendje të japë përparësi të panumërta fizike. Një përqafim i thjeshtë që u jepet atyre që doni, për shembull, shkakton ndryshime të habitshme pozitive. Kur e shkëmbejmë këtë shenjë të dashurisë dhe afërsisë,vjen në lojë oksitocina, njohur edhe si hormoni i dashurisë. Kjo substancë rregullon sjellje të shumta sociale jetike, të tilla si aftësia për t’u lidhur emocionalisht me miqtë dhe familjen.

Mund të themi se mbijetesa jonë lidhet edhe me ekzistencën e këtij hormoni që nxit lidhjet sociale dhe rrit zhvillimin e trurit duke reduktuar ankthin dhe stresin. Prodhimi i saj stimulohet jo vetëm nga përqafimet, por edhe nga ushqimi me gji dhe nga kontaktet e lëkurës në lëkurë. Sipas hulumtimeve të reja nga Spitali i Fëmijëve Ndërkombëtar në Ohajo, dashuria që shprehet kryesisht përmes përqafimeve gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës është edhe më e rëndësishme sesa është menduar më parë.

Studiuesit kanë vënë re se sa më shumë që të përqafosh një fëmijë, aq më shumë truri i tij ka mundësi të zhvillohet. Sipas hulumtuesit Dr. Nathalie Maitre, ky zbulim na tregon se diçka e thjeshtë si të prekësh trupin ose të mbështjellësh fëmijën në krahë mund të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre, shkruan Revista Psikologjia. Në thelb, dashuria është jetësore jo vetëm nga pikëpamja emocionale, por edhe biologjike për zhvillimin e trurit të shëndetshëm. E vetmja gjë që mbetet është të bëjmë atë që instinktivisht çdo nënë dhe baba ndjen: përqafoni fëmijët tuaj sa më shumë që të jetë e mundur!

Burimi: lexo.al