Ekonomia kuqezi/ Shqipëri-Kosovë më afër, ja si janë rritur eksportet mes dy vendeve

24

Shqipëria dhe Kosova kanë rritur bashkëpunimin tregtar përgjatë vitit 2019.

Sipas Institutit të Statistikave, shkëmbimet tregtare për periudhën janar-tetor llogariten rreth 37.5  miliardë lekë nga 36 miliardë që ishin në 2018-n.

Në 2019-n, eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën 29.8 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë kur u eksportuan 27 miliardë lekë mallra.

Por ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie me 1.2 miliardë lekë. Importet për vitin 2019 llogariten 7.7 miliardë lekë nga 8.9 që ishin në 2018-n.

Drejt Kosovës Shqipëria eksporton kryesisht material ndërtimi dhe metale minerale, lëndë djegëse e energji elektrike.