Ekonomia u rrit 4.3 përqind, ndikimi kryesor nga industria, energjia dhe turizmi

173

INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2018. Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të këtij viti vlerësohet me rritje prej 4,32%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017.

Sipas INSTAT ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë energjia elektrike dhe industria nxjerrëse me 2.37% të PBB.

Edhe në tre mujorin e parë, ku rritja ishte 4,45 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2017 ndikimin kryesor e dha sërish sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.42%, më shumë se gjysmën e rritjes.