Eksperiencat e avancuara kineze në bujqësi, fuqizim zhvillimit rural

3

Teknologjitë digjitale po transformojnë bujqësinë me shpejtësi  në shumë vende të botës, rrugë të cilën synon edhe zhvillimi rural në Shqipëri.

Ekspertë të bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investime të Huaja, morën pjesë në seminarin mbi Bashkëpunimin Bujqësor dhe Menaxhimin Inovativ për Shqipërinë për vitin 2023, të organizuar nga Qendra për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, pranë Ministrisë së Bujqësisë të Republikës Popullore të Kinës.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit u njohën me eksperiencat e avancuara të Kinës në zhvillimin bujqësor, rëndësinë e politikave në zhvillimin e bujqësisë, si dhe teknologjitë e përdorura.

Përmes pjesëmarrjes në këtë seminar, pati mundësinë të njihej me praktikat më inovative në menaxhimin bujqësor, duke u fokusuar në rivitalivizimin rural, menaxhimin cilësor të produkteve bujqësore, zhvillimin e bujqësisë smart dhe mundësitë për implementimin e këtyre praktikave në sistemin bujqësor shqiptar.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se nxitja e zhvillimit novator në bujqësi në kushtet e ndryshime klimatike, zë një vend të rëndësishëm në politikat e qeverisë.

“Bujqësia digjitale ndihmon fermerët të kuptojnë më mirë faktorëtqë ndikojnë në prodhim si uji, toka, faktorët biologjikë dhe menaxhimin më të mirë të tyre. Shumë probleme lidhur me ndryshimet klimatike si thatësirat dhe mungesa e ujit në bujqësi mund të zgjidhen nëpërmjet bujqësisë digjitale duke përdorur metoda automatizimi të ujitjes, duke reduktuar humbjet e ujit”, shprehen ekspertët.

Gjithashtu, theksojnë ata, problemet e mbrojtjes së bimëve lidhur me shfaqjen e sëmundjeve e dëmtuesve të rinj në ndikimin e kushteve të reja klimatike mund  të monitorohen dhe kontrollohen nëpërmjet pajisjeve digjitale.

Mbarështimi shtazor, probleme të mirëqëniessë kafshëve në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe impaktit mjedisor të mbarështimeve mund të kontrollohen me pajisje të reja digjitale.

/ata.gov.al