“In Motion”, programi rimëkëmbi 50 biznese të vogla në Astir e Kavajë

1

Kafe “Besa”, që nderon emrin e ekipit të futbollit të Kavajës, prej më shumë se 15 vitesh ofron shërbim për qytetarët dhe turistët në qendër të Kavajës.

Lutfiu, i cili ka më shumë se 40 vite eksperiencë, ka pasur vështirësi të ndryshme gjatë gjithë këtyre viteve në treg, por tërmeti ishte ai që i solli dëme jo vetëm materiale, por edhe financiare.

Me mbështetjen e projektit In Motion, ai ka rikrijuar imazhin e tij tregtar dhe ka rinovuar disa nga pajisjet bazë të lokalit të tij.

Pas implementimit të suksesshëm të 35 bizneseve në zonën e Astirit, në Tiranë, In Motion ka mbështetur 13 biznese mikro dhe të vogla në bashkinë e Kavajës, dhe po vijon suportin më tej të bizneseve në bashkinë e Lezhës dhe bashkinë e Durrësit.

In Motion është pjesë e projektit “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Qëndrueshmëria” (ERR), zbatohet nga UNDP dhe financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe qeveria holandeze. Në Lezhë dhe Durrës ky program po zbatohet me mbështetjen e American Bank of Investments.

/ata.gov.al