Eksportet bujqësore rritje me 5.3 %, mbështetje zinxhirit prodhues-grumbullues

3

Rritja në eksportet bujqësore vjen pas politikave të duhura që kanë mbështetur zinxhirin prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve.

Gjatë 4-mujorit të parë të 2023-shit eksportet u rritën me 5.3% dhe po ecet drejt rrugës së duhur për përmbushjen e objektivit prej 1 miliard dollarë eksporte bujqësore brenda vitit 2030.

Produktet bujqësore po shkojnë kryesisht në vendet e rajonit dhe Itali, Evropën Lindore, Letoni e më gjerë.

Me fuqizimin e pikave të grumbullimit janë bërë përpjekje për të rritur edhe sipërfaqen e serave. Në rang vendi janë 2200 ha sera.

/ata.gov.al