Eksportet bujqësore u rritën në sasi me 28.3 % në prill

7

Ekspozimi i vendit tonë si destinacion turistik dhe politikat  mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja.

Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë muajit prill.

Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se ato shënuan rritje në sasi me 28.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ecuria e qëndrueshme e sektorit ka shënuar rritje edhe në vlerën e eksporteve bujqësore duke regjistruar për muajin prill, 9 .5% më shumë eksporte, krahasuar me prillin 2023, u shpreh Denaj.

Klima e favorshme, afërsia me tregjet evropiane, mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara, si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët, e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë, por veçanërisht në bujqësi.

Produktet kryesore bujqësore që eksporton Shqipëria janë bimë mjekësore, perime të freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, vajrat esenciale, shalqinj, bagëti (të brendshme), peshk të konservuar dhe lëkurë të papërpunuar.

/ata.gov.al