Eksportet drejt Zvicrës, 3.5 miliardë lekë në 7 muaj

2

Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhime bujqësore, materiale ndërtimi, minerale dhe metale, po e rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.

Eksportet drejt Zvicrës shënuan rritje me rreth 1.2 miliardë lekë përgjatë periudhës janar-korrik të vitit 2023.

Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicrës në vlerë arritën 3.5 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2022-shit.

Rritje të ndjeshme shënuan edhe importet. Të dhënat tregojne se ato janë thuajse dyfishuar në vlerë.

Nga 4.5 miliardë lekë që ishin në periudhën janar-korrik 2022 ato shkuan në gati 8.1 miliardë lekë në janar-korrik të 2023-shit.

Zvicra është një nga 10 vendet më të rëndësishme për tregun shqiptar. Disa kompani të mëdha zvicerane janë të pranishme në Shqipëri, ndërkohë që një numër në rritje i ndërmarrjeve të vogla e të mesme zvicerane po zbulojnë tregun shqiptar.

/ata.gov.al