Lajm i mirë/ Çmimi i naftës ulet me 5 lekë në pikat e shitjes

94

Ulen çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve në pikat në të gjithë vendin. Duke ndjekur, uljen e çmimit të naftës bruto në tregjet kryesore ndërkombëtare, nënproduktet e naftës në pikat e pakicës tani tregtohen me 5 lekë më pak për litër.

Konkretisht, me 170-172 lekë për gazoilin dhe 170-173 lekë për benzinën pa plumb.

Deri para dy ditësh, këto çmime ishin përkatësisht 178 dhe 179 lekë për një litër. Si zakonisht, të gjitha kompanitë kryesore të tregtimit të karburanteve i kanë ulur njëherësh dhe me të njejtën masë çmimet në treg.