“Il Gazzettino”: A është Shqipëria në qendër të vëmendjes së pushuesve italianë?

3

A është Shqipëria në qendër të vëmendjes së pushuesve italianë? Në vitin 2023 lajmet janë bërë virale, sipas të cilave brigjet shqiptare po “pushtohen” nga turistë italianë në kërkim të një udhëtimi me kosto të ulët, dhe vëmendja ndaj vendit është rritur në mënyrë dramatike, shkruan në një artikull Valerio Salviani të botuar në “Il Gazzettino”.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar histori dhe dëshmi, duke treguar anët pozitive të “El Dorados” së re të turizmit, por edhe ato negative.

Pushime në Shqipëri

“Det i bukur, çmime të ulëta”. Etiketa e ëndrrave, me të cilën Shqipëria është kthyer në qendër të çdo diskursi në pushimet verore.

Por, a është vërtet kështu? Varet. Madje, në rrjetet sociale shumë persona tregojnë përvojën e tyre, duke konfirmuar edhe të mirat që janë thënë.

“Çadra në rreshtin e parë 10 euro, më sjellin kafe sa jam në shezlong dhe paguaj vetëm 2 euro”, komenton një italian i entuziazmuar.

“Ata që kritikojnë Shqipërinë nuk kanë qenë ende atje. Mjaft e kritikuat Shqipërinë, nëse nuk ju pëlqen, rrini në Itali. Është më bukur këtu”, thotë një tjetër.

Debat i zjarrtë

Mjafton të vendosni kërkimin #Albania në TikTok, për të pasur dhjetëra shembuj të këtij lloji.

Një i ri nga vendi dokumentoi dhe ndau detin e pistë dhe plazhin e mbushur me njerëz.

“Është e qartë se je ende i dehur nga një natë më parë, po thua një tufë gënjeshtrash”, thotë ai.

Atëherë kush ka të drejtë? “Realiteti është se varet se ku shkoni, komenton një tjetër italian që ishte me pushime në Shqipëri. Këtu ka shumë zgjedhje, por duhet të keni kujdes”.

“Disa vende, ato më të kërkuarat, kanë çmime të larta dhe nuk zhgënjehesh lehtë. Por, është plot me parajsë. Me pak fjalë, e vërteta qëndron diku në mes”.

Megjithatë, nuk është e vështirë të gjesh shumë shembuj të videove totalisht negative.

“Miq shqiptarë, mos u zemëroni me fenomenin e momentit, ju jetoni në një vend fantastik”, thotë në një video influencuesja, Simone Coccia.

“Një gjë është e sigurt, napolitanët janë të çmendur pas Shqipërisë. A ka ndonjë venecian këtu? Unë shoh vetëm njerëz nga Napoli”, komenton me ironi një vajzë.

Suksesi i Sarandës dhe qyteteve të tjera shqiptare është edhe falë tyre.

/ata.gov.al