Eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike shënuan rritje në prill

12

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje gjatë muajit prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë ato llogariten mbi 7.5 miliardë lekë, nga 5.9 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Gjatë muajit prill grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe një kontribut prej 4.6 pikë përqindje në totalin e eksporteve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në prill sasia më e madhe e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Italinë.

Në periudhën janar-prill, eksportet e këtij grupi llogariten 25.7 miliardë lekë.

/ata.gov.al