Ekspozita/ Da Vinçi ‘vjen’ për 10 ditë në Tiranë, ja ku e gjeni

13

Ekspozita “Leonardo-Opera Omnia”, me riprodhime të 17 vepra pikture të Leonardo Da Vinçit të një cilësie të lartë dhe me përmasat origjinale e çelur në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, po ndiqet me interes të madh jo vetëm nga artëdashësit shqiptarë, por edhe turistë të huaj.

E kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom, ekspozita  e cila ka udhëtuar nëpër botë është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë.

Falë teknikave dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit me zgjuarsi të dritave, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton.

Kuratori i ekspozitës, Antonio Paolucci, njihet si një prej ekspertëve më të shquar të artit ndërkombëtar.

Kjo ekspozitë, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të mjeshtërve të mëdhenj.

Në të gjitha veprat e tij, Leonardo sjell një mesazh të madh njerëzimi, duke na provokuar që, edhe sot, të mos mbetemi në sipërfaqe, por të hetojmë thellësitë e botës, të njeriut, të jetës, për t’u rritur nga pikëpamja e njerëzimit dhe të jemi të hapur ndaj të ardhmes.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 18.00 deri në 10 gusht.