Një vit i ri sjell tendencat e reja, ndaj është në zgjedhjen e gjithsecilit nëse do të jetë in apo out për 2017.
Sugjerimet janë bërë me dije nga revistat dhe editorët më të në zë të modës. Për të patur një pamje sa më in së pari, revista “Elle” keshillon:
1-Duhet të zgjidhni vijat. Duket se kjo tencencë ka një jetë të gjatë. Ky është një trend I zgjatur në dy deri trre sezone dhe me shumë mundësi do të vazhdojë edhe më gjatë para.
2-Zgjidhni atlete. Ato do të vijojnë të jenë jashtëzakonisht popullore përgjatë këtij viti.Për shkak të prakticitetit të tyre nuk mund të konsiderohet asnjëherë që keni shumë. Me shkëlqim, leopard apo saten aletet janë aq komode sa kjo është edhe një arsye për të blerë disa llojeshtë tilla.
3-Printimet artisktike në dizenjo. Nga Roksanda dhe Celine, tek Marni, Valentino dhe shumë marka të tjera. Këto modele, si referenca të forta të artit do të jenë edhe përgjatë 2017 shumë in.
4-Ka një qëndrim të ri për të cuar përpara hijeshinë e lehtë përgjatë pranverës 2017. Ndikimi I frymëzimit sportive do të vijojë të jetë I fortë.
5-Modeli I këpucëve të tilla në të gjitha krijimet apo ngjyrat, duke përfshirë kadifem saten apo të qëndisura ishin një trend tejet I preferuar në 2016 dhe do të jenë shumë më tepër në 2017.
Për t’ju një shmangur një dukjeje out për 2017shmangni korsetë.
1-Korsetë patëm një zhvillim të madh në 2016, por stilistët nuk duket se do të vazhdojnë me këtë trend pëgjatë 2017, pasi tashmë ka kaluar edhe mbulimi i madh që pati në shtyp ky trend.
2-Një ndryshim I madh po vjen në botën e xhinseve. SHmnagni xhinset e ngushta që kanë mbizotëruar për një kohë të gjatë. Përgjatë këtij viti është koha të zgjidhni siluetat vintage.
3-Po ashtu shmagni format asimetrike në të veshur. Dhe përvec kësaj kadifja romantike dhe luksoze tashmë I përket të kaluarës. Përshtasni një mënyrë të veshuri më të lehtë për këtë vit.
4-Shmangni takat e larta. Gratë gjithmomë e më shumë po përqëndrohen tek prakticiteti dhe rehatia. Investimi I mirë për këtë vit janë këpucët me stil dhe të rehatshme.
5-Së fundmi duket se atletet e thjeshta klasike nuk janë më në modë. Përdorni ato me logo dhe fytyra të stampuara.
Burimi: Top Channel