“Euro2024”, Sylvihno publikon listën paraprake me 28 lojtarë

22

Trajner i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinho), ka shpallur listën paraprake me 28 lojtarët që do të grumbullojë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024-ës.

Në listën paraprake të publikuar nga Sylvinho vihet re mungesa e Sokol Çikalleshit dhe Myrto Uzuni, dy sulmuesve të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm te kuqezinjtë. Teksa emrat e rinj të listës janë; Arbër Hoxhaj dhe Rey Manaj. Surprizë është Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21. Në listë është edhe Marash Kumbulla  që vjen nga një sezon jo i mirë, edhe për shkak të dëmtimit që pësoi, ku 6-muajt e parë të sezonit nuk luajti asnjë minutë

Pas fazës përgatitore, Sylvinho do duhet të mbajë 26 futbollistë në listën finale. Shqipëria nis rrugëtimin në Euro 2024 përballë Italisë më 15 qershor.

Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

Sulmues: Jasir Asani,  Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi.

/ata.gov.al