Evolucion në teknologji, edhe të paralizuarit mund të ecin

30

Një djalosh plotësisht i paralizuar, për shkak të një rënieje prej 15 metrash lartësi, arriti të ecë dhe të lëvizë krahët, i mbështetur nga një ekzoskelet, që i riu 30-vjeçar arrin ta kontrollojë me mendimet e tij, është zbulimi  i shpallur në revistën ”Lancet Neurology”.

Ky është akoma një rezultat paraprak sepse ekzoskeleti është i fiksuar nga sipër, kështu që njeriu nuk është i lirë të shkojë atje ku dëshiron, por pasi të zgjidhen problemet e bilancit, shkencëtarët francezë shpresojnë të jenë në gjendje të lirojnë ekzoskeletin nga mbështetja e tij e sipërme.

Puna ka qenë e gjatë. Para së gjithash i riu i është nënshtruar një serie rezonancash për të hartuar zonat e trurit që aktivizohen kur ai imagjinon se po ecën dhe lëviz krahët.

Këto zona u përfshinë më pas nga ”elektrodat” që formojnë ”sensorët” e nevojshëm për të përcjellë ”mendimet” e njeriut në ekzoskelet.