Fabrika e vetme në Rajon, tashmë plastmas me flluska prodhohet edhe në Shqipëri

221

Në Shqipëri janë të shumtë shembujt e suksesit në punë, që me vendosmëri dhe dinjitet ecin përpara.

Që prej vitit 2001, Hidaeti me përkushtim dhe seriozitet, drejton kompaninë e tij të suksesshme në fushën e prodhimit të ambalazheve plastike duke zgjeruar vazhdimisht gamën e produkteve.

Ai ka realizuar investime të ndryshme në makineri të teknologjisë së fundit, përshtatur edhe me ligjet aktuale të vendit tonë për produkte të riciklueshme dhe të biodegradueshme.

Së fundmi ai ka angazhuar edhe djalin e tij  në fabrikën e re ku kanë hapur linjën e parë dhe të vetme në Shqipëri e rajon, për prodhimin e plastmasit me flluska ose ndryshe qeset me ajër.