Faqja e njohur e rendit Mrizin e Zanave si një nga restorantet më të mira në botë

11

TasteAtlas është një udhëzues udhëtimi me përvojë për ushqimin tradicional që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth përbërësve dhe pjatave të njohura.

Ata e kanë renditur restaurantin shqiptar, Mrizin e Zanave, si një prej më të mirëve në botë. TasteAtlas kryen një anketë të gjerë të njohësve të ushqimit vendas për restorantet më të mira.

Restorantet më të mira vendase në botë sipas TasteAtlas duhet të plotësojnë disa kritere: duhet të ofrojnë specialitete tradicionale rajonale, të rekomandohen nga audienca vendase, nga ekspertët ose guidat përkatëse dhe nga audienca e përgjithshme.

Vetëm restorantet më të mira dhe më të besueshme lokale mbajnë shenjën e tre mbulesave të tavolinës TasteAtlas, e këtë gjë e ka bërë pikërisht Mrizi i Zanave.

Për të shijuar edhe më shumë traditën shqiptare të ushqimeve, Mrizi i Zanave është pikërisht vendi i duhur për ta bërë këtë gjë. Ky i fundit gjendet në Lezhë, konkretisht 30 km larg nga Kalaja e Rozafës në Shkodër.

Ata ofrojnë akomodim me kopsht, parkim privat falas dhe restorant unik. /KultPlus.com