Hapësirë e re multifunksionale me 3 fusha sportive në Lezhë

3

“Dua të luaj” është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.

Këtë verë fëmijëve dhe të rinjve të Lezhës do iu shtohet një hapësirë e re multifunksionale me 3 fusha sportive, tenis, basketboll dhe volejboll, me shatërvane, kënd lojërash e sipërfaqe të gjelbër pjesë e projektit “Dua të Luaj” i shtrirë në disa qytete të vendit.

Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”.

Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane nisi në korrik 2014, dhe në kuadër të tij u transformuan qendrat e qyteteve.

Ndërsa në kuadër të programit “100 Fshatrat”, si pjesë e Rilindjes Rurale, investohet në  infrastrukturë, agroturizëm, trashëgimi kulturore dhe nxitje të punësimit përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.

/ata.gov.al