Nëse 5 vjet më parë, në arsimin shqiptar nuk kishte as edhe një mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta, buxheti i vitit 2019 parashikon 940 të tillë, me rritje krahasuar edhe me një vit më parë, ku me këta fëmijë punonin 740 mësues.
Por, 940 mësues ndihmës nuk janë aq sa duhet për të mbuluar nevojat e çdo fëmije me aftësi të veçanta.
Synimi eshte qe deri ne 2021 të ketë 1 mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi të veçanta.