Ferma urbane për fëmijë, kurse edukative në fushën e bujqësisë

23

Në disa qytete në botë, hapësira urbane, oborret apo tarracat e ndërtesave, po shndërrohen në mjedise të gjelbra dhe “ferma” që prodhojnë ushqim të shëndetshëm.

Përmes mbështetjes së GIZ dhe me financimin e qeverisë gjermane, Qendra Kulturore “Tulla Culture Center” është duke ofruar kurse edukative për të rinjtë në fushën e bujqësisë.

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Gjerman, “Ferma urbane për fëmijë”, përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të tyre në mbjelljen e vazove, i njohu fëmijët me konceptin e bujqësisë urbane si dhe me rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, që mund të kultivohet në çdo oborr apo hapësirë urbane të qytetit.