Festat dhe kujdesi ndaj vetes me ushqimet, ja disa këshilla nga dietologët

147

Një tavolinë e bollshme gjatë ndërrimit të viteve, por edhe gjatë ditëve të festave bëhet shkak që shumë persona të abuzojnë me ushqimin. Për dietologët, kujdesi duhet treguar tek masa dhe jo diferenca tek ushqimet.

Viktoria Naco, dietologe/nutriciste:  Kemi nevojë të konsumojmë nga të gjitha, por ushqime cilësorë. Kujdesi duhet treguar tek kombinimi i ushqimeve, mund të konsumojmë, fruta, verë të mirë, gjelin e detit, përsheshin  nga të gjitha ushqimet por në cilësi të mirë, pa arritur tek mbingopja.

“Kujdes ndaj ushqimeve me yndyrë, mishi, ëmbëlsira, tek brumërat, sallata ruse është pak më shumë kalorike”.

Por si ta kuptojmë kur po abuzojmë me ushqimin dhe çfarë duhet të bëjmë për të treguar më shumw kujdes?

“Zgjedhje e zgjuar është që pjata të ndahet në tre pjesë, njëra me perime, ¼ me produkte me përmbajtje proteine, dhe ¼ me përshesh apo brumëra, një sasi e vogël me ëmbëlsirë, 1-2 gota verë dhe shumë ujë”.

Nata e ndërrimit të viteve po afron, e vetmja gjë që mund të themi është hani çdo gjë, por mos abuzoni me cilësinë dhe masën, pasi kilet e shtuara do ndihen disa ditë pas festave. Për të eliminuar stresin e kileve më pas, dietologët rekomandojnë që të kërceni dhe lëvizni sa më shumë në këto ditë të ftohta dhe festive.