Festat e fundvitit / Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë, disa sekrete që duhet t’i dini patjetër

4

Viti i Ri po vjen dhe të gjitha amvisat një shqetësim kanë, bakllavanë!

Epo, nëse dhe ju doni të përgatisni bakllavanë dhe doli që ajo të dalë e mirë, jeni duke lexuar artikullin e duhur sepse ne do t’ju tregojmë një sekret që qëndron pikërisht te arrat.

Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni arrat e duhura që bakllavaja të dalë e shijshme.

Kur të shkoni për t’i blerë, shikoni lëvozhgën e tyre. Ajo duhet të jetë e plotë, të ketë aromë dhe të mos ketë shenja myku.

Ndërsa arra në brendësi duhet të jetë e fryrë dhe të ketë atë ngjyrën e çelët. Kurrsesi nuk duhet të jenë shumëngjyrëshe dhe me nuanca.

Mesorja e arrës duhet të jetë e plotë dhe për të kuptuar nëse është e vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit.

Nëse bën zhurmë është e vjetër dhe nuk duhet përdorur.

lajmifundit.al