‘Festat janë për të dhuruar’, njihuni me familjen pogradecare që dhuroi 1 mijë pako me ushqime

115

Është kohë festash dhe shpesh njerëzit bëhen më të ndjeshëm dhe nuk ngurojnë të bëjnë thirrje për të ndihmuar më të varfërit.

Këtë gjë e bëjnë jo vetëm fondacione të ndryshme por edhe individe të cilët kanë mundësi ekonomike.

Në zonën e Pogradecit, në këtë periudhë të vitit prej kohësh është bërë tradite që familja Fezollari nga Pogradeci të ndajë ndihma ushqimore per familjet ne nevoje ne këtë qytet dhe rrethina.

Këtë vit janë shpërndarë pako të shumta me ushqime për 1 mije familje, duke iu bërë edhe këtyre familjeve në nevoje, më të gezuara Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.