Tiranës i shtohet një tjetër destinacion/ Rihapet Kalaja, një hapësirë për turizëm, traditë e prodhime artizane

156

Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale.

Pas sheshit “Skënderbej dhe Pazarit të Ri, falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani për rehabilitimin e saj, Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.

Me rehabilitimin e zonës së Kalasë, Bashkia e Tiranës ka parashikuar në Buxhetin e vitit të ardhshëm rehabilitimin e gjithë pedonales “Murat Toptani”.