Në Tiranë do të zhvillohet në 17 shtator “Festivali i verës”.
“Festivali i verës” do të organizohet tek Pazari i Ri, ku nga ora 12:00 – 17:00 do të jetë panairi i kantinave të verës, shoqëruar me muzikë, ndërsa në orën 17:00 – 19:00 do të zhvillohet një bisedë për verën, diskutime për temën e prodhimit dhe degustimit të saj.
Më pas në orën 19:00-21:00 do të performojë grupi muzikor “Offchestra”, i cili do të sjellë këngët më të njohura, ndërsa në orën 21:00 – 23:00 do të ketë muzikë me DJ.