Flora që pret turistët, 73 vjecarja menaxhon prej vitesh bujtinën në qytetin e Gjirokastrës

23

Flora Dobi menaxhon e vetme një bujtinë të vogël në Gjirokastër. Ajo ka pritur e përcjellë vizitorë nga e gjithë bota gjatë më shumë se dy dekadash që kur u përball me konceptin e turizmit pak vite pas rënies së komunizmit. Sot 73 vjeç ajo vazhdon të shërbejë për klientët e saj edhe për të plotësuar ditët e për të qenë aktive.

Të bësh turizëm nuk është e lehtë tregon Flora, por puna të mëson shumë. Ajo flet pak nga disa gjuhë dhe i vjen keq që nuk ja doli të mësojë më shumë.

Vizitorët shkruajnë në komente se vijnë për pritjen si në shtëpi për mëngjesin e traditës, qetësinë dhe mbrëmjet me rakinë e oborrit.

Nikolas dhe mikja e tij nga Kalifornia kanë disa ditë që po qëndrojnë me Florën. Ata gjenden në Shqipëri për një udhëtim një mujor dhe janë befasuar nga mikpritja.