FMN: Shqipëria me rritje reale të PBB-së 3.6%, mes më të lartave në Europë

6

FMN parashikon që rritja reale e PBB-së për Shqipërinë, për këtë vit të jetë 3.6%, mes më të lartave në Europë.

Ekonomia shqiptare ka shfaqur një performancë të fortë mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike, ndërkohë PBB reale ka tejkaluar prirjet përpara pandemisë, falë sektorit në lulëzim të turizmit. Politikat e kujdesshme fiskale kanë kontribuar në një ulje të konsiderueshme të borxhit publik.

Vlerësimi i lekut dhe rënia e çmimeve globale të mallrave e kanë lehtësuar disi inflacionin. Parashikohet rritje reale të PBB-së me 3.6%, këtë vit, mes më të lartave në Europë. Parashikimet afatmesme të rritjes pritet të mbeten të forta mes 3.5%, ndërkohë që rreziqet e këtij parashikimi janë të balancuara gjerësisht.

Konjuktura aktuale e favorshme, është koha e duhur për të ndërmarrë reforma vendimtare për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.

Referenca: ata.gov.al