Forcat e Armatosura ndërtojnë urën për 5 mijë banorë në Ungrej të Lezhës

280

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar ndërtimin e një ure “bailey” në fshatin Ungrej të Bashkisë së Lezhës.

Ura “bailey” e ndërtuar nga FA në fshatin Ungrej të Lezhës është e gjatë 27 m dhe ka një peshëmbajtje prej 10 ton. Ajo u shërben fshatrave Kalivaç, Gjokëbardhaj, Zimaj, Kashnjet, Rracaj, Sukaxhi të Lezhës, fshatit Gomsiqe të Pukës dhe lidhet me Njësinë Administrative Vig-Mnelë të Vaut të Dejës.

14232613_1099019100181429_5610599905044626888_n 14237749_1099018923514780_920888220330418108_n 14291836_1099019043514768_5892187800930599053_n 14322276_1099019313514741_2717254261646070582_n