FOTO/ Destinacionet e preferuara për shqiptarët dhe linjat e reja ajrore

22

Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar informacionin në lidhje me destinacionet e preferuara për vitin 2021 në raport me vitin 2019 për periudhën janar-prill.

Sipas AAC për vitin  2019 destinacioni me numrin më të lartë të pasagjerëve ka qenë Milano, me 94,214 pasagjerë, ndërsa në vitin 2021 numrin më të lartë të pasagjerëve e ka Stambolli me 58,014 pasagjerë.

AAC bën me dije se ky vit krahasimisht me 2019 ka shënuar futjen e destinacioneve të reja si, Dubai, Baden-Baden, Basel, Berlin dhe Memmingem.