FOTO/ Dy nga rrugët më të populluara të Tiranës pajisen me ndriçim LED

55

Dy nga rrugët më të populluara të kryeqytetit tashmë janë pajisur me ndriçim LED. Bëhet fjalë për rrugën “Myslym Shyri” dhe rrugën “Abdyl Frashëri”.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se këto dy segmente rrugore tanimë janë të ndricuara në mbremje.

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, edhe rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.