FOTO/ Foka mesdhetare, banorja më e re e parkut kombëtar detar “Karaburun-Sazan”

50

Konfirmohet prezenca e fokës mesdhetare banore e Parkut Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan.

Pas një monitorimi shkencor për 5 vite radhazi, kamerat kurth të instaluara në parkun detar, dokumentuan prezencën e fokës mesdhetare në njërën prej shpellave të monitoruara. Kjo prezencë fakton qëndrimin e fokës në këto habitate për strehim dhe ushqim.

Ky sukses është produkt i përpjekjeve mbi 10 vjeçare në funksion të mbrojtjes së habitateve dhe specieve me rëndësi të Parkut Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”.

Me mbështetjene UNDP Albania dhe “MedFund”, specialistët tanë arritën të fotografojnë banoren më të re të këtij parku.

Foka e Mesdheut, apo siç njihet latinisht: “Monachus monachus” është një lloj foke që i takon familjes “Phocidae”. Në vitin 2016, është llogaritur të ketë më pak se 700 individë të gjallë të këtij lloji, të vendosur në tre apo katër nënpopullata të zolura në Detin Mesdhe (posaçërisht në Detin Egje), arkipelagun e Maderias dhe në arkipelagun Ras Nouadhibou në verilindje të Oqeanit Atlantik. Besohet të jetë lloji më i rallë i fokave në botë dhe tashmë kjo lloj foke ka vizituar edhe vendin tonë.