FOTO/ Fushë-Krujë, banorët që humben banesat do ta festojnë vitin e ri në shtëpitë e reja

199

Familjet që humben banesat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Fushë-Krujë, do të mund ta festojnë vitin e ri në shtëpitë e reja.

Pamjet e mëposhtme nga lagjja “Rilindja”,tregojnë se tashmë gjithçka është thuajse gati.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale.

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën. “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetës së familjeve që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte më të mira se ato që kishin deri një vit më parë.