FOTO/ Gurëskalitësit e Gjirokastrës restaurojnë rrugën në lagjen “Manalat”

15

Gurskalitësit e bashkisë së Gjirokastër vazhdojnë punë për skalitjen e gurëve në rrugën kryesore që përshkon lagjen “Manalat”.

Në rrugën kryesore që përshkon lagjen “Manalat” po ndërhyhet për mirëmbajtjen e vlerave të kalldrëmit karakteristik. Çelja e bizneseve të reja në shërbim të turistëve e bën këtë lagje të frekuentuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Gjirokastra është një nga qytetet më të vizitueshme nga turistë dhe kryesisht të huaj në të gjitha stinët e vitit dhe gurskalitësi janë aty, për të parë çdo detaj, përmirësuar, restauruar për të ruajtur identiteti karakteristik të qytetit.