FOTO/ Njerëzit punëtorë të Shqipërisë, njihuni me Besnikun dhe bashkëshorten e tij

383

Besniku me bashkëshorten, janë të dy fermerë që jetojnë në Karbunarë të Lushnjes. Në këtë periudhë po vjelin frytet e punës së tyre në serrën e rrushit ndërtuar gjashtë vite më parë.

Mbështetjen e kanë përftuar nga AZHBR për zëvendësimin e plastmasit çka i mbron bimët, rrit cilësinë dhe ul kostot.

Ata kanë një hapësirë prej 6 dynymë kultivarë rrush, kryesisht viktoria, prodhimin e të cilit e çojnë të sigurt në pikën e grumbullimit.

E kanë ndërtuar të ardhmen në vendin e lindjes sepse duan gjallërimin e tokës dhe fshatit.