FOTO – Përmeti dhe mrekullitë natyrore të tij që duhet të njohim dhe të vizitojmë

29

Përmeti ofron shumë. Një mrekulli e natyrës që duhet vizituar patjetër, pasi panorama është magjepsëse

Pranë Ujrave Termale të Bënjës, 400 m mbi nivelin e detit, ndodhet kanioni i Langaricës, monument natyre.

I formuar nga gëlqerorët e kretës nga karsti dhe përroi i Langarices, është i gjatë 4 km, i thellë 80 – 100 m dhe i gjerë 20 – 30 m.

Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike dhe turistike.

Vizitohet sipas rrugës automobilistike Përmet – Petran – Bënjë.