FOTO – Asfaltohet rruga e fshatit Kamunah në Cërrik

23

Pas ndërtimit të ujësjellësit dhe qendrës shëndetësore, për banorët e fshatit Kamunah në Cërrik është asfaltuar edhe rruga.

Rruga po ndërtohet me fondet e bashkisë dhe brenda të gjitha parametrave bashkëkohorë.

Asfaltimi i rrugës së fshatit Kamunah në njësinë administrative Mollas ishte një kërkesë e vazhdueshme e banorëve, të cilët prej më shumë se 30 vitesh e kishin kërkuar këtë investim të domosdoshëm.