Foto/ Puka gati për të qenë një atraksion turistik

408

Pika historike e njohur “Kodra e Hanit”, aty nga ku shijon pamjet e qytetit verior të Pukës, po kthehet në një hapësirë në dispozicion të qytetarëve.

Banorët e Pukës dhe vizitorët tashmë kanë një mundësi më shumë për të pushuar në ajrin e freskët që të ofron qyteti.

Puka njihet si një prej qyteteve më të pastra dhe me gjelbërim masiv, i cili në dy vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm numrin e mbjelljeve duke e zgjeruar hartën e zonave të gjlbëruara edhe jashtë rrugës kryesore të qytetit.

Qyteti i Pukës shtrihet në qendër të Shqipërisë Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë, mjaft të përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese.