FOTO/ Reportazh nga Laguna e Karavastasë, mrekulli e natyrës dhe “shtëpia e pelikanit kaçurrel”

77

Laguna e Karavastasë është në afërsi të Lushnjës dhe në qendër të Ultësirës Perëndimore.

Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Adriatik.

Ndahet prej detit nga një rryp i hollë toke.

E çmuar si me rëndësi ndërkombëtare, mbrojtur nga Konventa e Ramsarit më 29 nëntor 1996.

Prejardhja e emrit
Në studimin e historianit kroat Milan Shuflaj “Serbët dhe Shqiptarët” botuar më 1925 në Beograd, duke cituar dijetarin rumun Nicolae Iorga, përmend viset ndërmjet Vregës (Shkumbinit) dhe Devollit (Semanit), veçanërisht provinca Slanica me portin kryesor në grykëderdhjen e Vregës, që quhej Caravastassi. Nga greq. Καραβόστασις = port për barka, 1570 des Karavasti “ndalim i Karavastit”, i përkitnin në shek. XIII e XIV familjes Matarango, Materango

Fauna dhe flora
Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë Pelikani, Dalmatian Pelican. Supozohet se 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është më e madhja e vendit tonë dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut, sip. 4330 ha, gjatësia 10.6 km, gjerësia 4.3 km dhe thellësia deri në 1.5 m.Gjate veres mund te arrije edhe deri ne 30 cm.Kripesia ne dimer është shkon deri ne 19 g/kg kurse ne vere mund te arrije 35 g/kg.

Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjerë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial, i hapur për nevojat e peshkimit. Nëpër këto kanale, si pasojë e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.

Gjate një cikli të baticë-zbaticës shkëmbimi i ujit me detin arrin afërsisht 1/50 e volumit të gjithë lagunës. Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, në të cilin folenizojnë shpendët. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit Kaçurel me rreth 60 çifte që përfaqëson rreth 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore. Karavastaja për këtë specie përfaqëson kufirin më perëndimor të saj. E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallandysheve të detit.

Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës”
Ka një sip prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë, që ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994.

Fotoreportazh nga Felix Bilani

/syri.net