Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është duke u përgatitur për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron.
Një nga ndërhyrjet e fundit në këtë aeroport është edhe salla e re VIP, një hapësirë e dekoruar me motive tradicionale shqiptare.
Sipas autoriteteve në këtë hapësirë pritet të punësohen të rinj dhe të reja me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë.