FOTOT/ Art në natyrë, parqet arkeologjike nën ‘lupën’ e talentëve të rinj

591

Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Vlorë ka nisur një sërë aktivitetesh në të gjithë Qarkun Vlorë.

Një ndër ta është dhe ai i zhvilluar në bashkëpunim me shkollën Artistike “Naim Frashëri”, nxënësit e së cilës, gjatë tre ditëve, hodhën në tablo monumentet kryesore e parqeve arkeologjikë të Amantias, Orikut dhe kalasë së Kaninës.

Nxënësit hodhën në tablo mbresat dhe përshtypjet që i lanë këto parqe arkeologjike të cilat janë sa të bukura po aq dhe informuese pasi ato në vetvete mbajnë historinë e vendit tonë.

Mes ngjyrave dhe artit të pikturës të rinjtë e shkollës “Naim Frashëri” treguan dhe njëherë bukurinë e këtyre vendeve të mrekullueshme të cilat ndodhen mes madhështisë se historisë dhe bukurive natyrore që i rrethojnë.

Brezi i ri tashmë është kthyer në kryefjalën e aktiviteteve kulturore pasi është gjithmonë gjenerata e cila do të përcjellë ndër brezat e tjera vlerat tona kulturore dhe historike.