Merrni fëmijët për dore! “Princi Bretk” çel zyrtarisht sezonin në Teatrin e Kukullave

160

Teatri i Kukullave ka çelur zyrtarisht sezonin me premierën “Princi Bretk”. Shfaqja mirëpriti të parët fëmijët pa prindër. Ndërthurja e kukullave me projeksionin argëtoi për afro 30 minuta të vegjlit.

“Princi Bretk”, përralla e vëllezërve Grim, ishte premiera e parë që çeli dyert e Teatrit të Kukullave.

Me regji të Flori Kokonës dhe interpretimin e mjeshtrave të kukullave ndër to Shegushe Bebetës, shfaqja përcolli mesazhe të rëndësishme mbi bulizimin dhe jo vetëm.

“Princi Bretk” është premiera e parë nga 11 të tilla që do të mirëpresin të vegjlit përgjatë këtij sezoni.

Fëmijët, pas argëtimit, ndanë emocionet dhe përshtypjet për personazhet.

“Princi Bretk” do të shfaqet në Teatrin e Kukullave përgjatë fundjavës në orën 10:30.